Shoqata e Bashkive te Shqiperise – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një shoqatë jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë. SHBSH u themelua më 12 tetor 1993, me kërkesë të një grupi prej 10 kryetarë bashkish. Fillimi i punës së shoqatës nuk ishte shumë i lehtë për arsyen se për herë të parë në ambjentin shqiptar krijohej një organizatë e tillë e cila do të mbronte interesat e përbashkëta të bashkive shqiptare për zhvillimin dhe demokratizimin e tyre.

Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Përpjekjet e saj të vazhdueshme kanë synuar sensibilizimin e strukturave dhe institucioneve të pushtetit qendror për përshpejtimin e proçesit të decentralizimit, si dhe konsolidimi i rolit të bashkive në ushtrim të rolit të tyre qeverisës, duke dhënë në vazhdimësi rezultate konkrete. Roli dhe kontributi i shoqatës sot është mjaft i vlerësuar dhe i njohur jo vetëm nga anëtarët e saj por edhe nga institucionet në pushtetin qendror, donatorët, shoqatat ndërkombëtare të autoriteteve vendore.

Shoqata e Bashkive si organizatë ka një mision krejt specifik në raport me bashkitë. Ajo është shoqatë drejtëpërdrejtë e bashkive, punon për ato dhe është kurdoherë në shërbim të tyre. Qellimi i saj është të:

Kontribuojë për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të vetqeverisjes vendore të qyteteve, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e bashkive dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.

Lind nevoja e përqendrimit të vëmendjes në ato probleme për të cilat janë të interesuara shumica e bashkive, ose që përbëjnë interes për të gjitha bashkitë. Përsa më sipër, misioni i shoqatës së bashkive është:

Mbrojtja e interesave të përbashkëta të bashkive shqiptare, me qellim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit të vërtetë të qeverisjes vendore, për arritjen e standardeve evropiane të vet-qeverisjes vendore, sipas parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore

Shoqata e Bashkivë të Shqiperisë, është një shoqatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë .

Në mbështetje të ligjit 7850 datë 29/07/1994 ”Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”; të ligjit 8781 date 03/05/2001 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7850 datë 29/07/1994 ” Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”; dhe të ligjit 8788 datë 07/05/2001 “Për Organizatat Jo Fitimprurëse”, hartohet ky statut i “Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, qysh nga themelimi i saj e deri tani, ka krijuar një vizion gjithnjë e më të qartë të veprimtarisë së saj, të rolit që ajo duhet të luajë në konsolidimin e bashkive, në ushtrim nga ana e tyre të funksioneve qeverisëse.

Organi më i lartë i shoqatës është Asambleja e Përgjithshme në të cilën bashkitë përfaqësohen nga të gjithë kryetarët e bashkive dhe kryetarët e këshillave të bashkive. Ajo mblidhet një herë në vit. Mbledhja e Asamblesë zgjedh Komitetin Drejtues, Kryesinë e shoqatës si dhe Drejtorin Ekzekutiv, Financierin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të shoqatës.
  • Asambleja e Përgjithshme
  • Komiteti Drejtues
  • Kryesia e shoqatës
  • Drejtori Ekzekutiv
  • Sekretari Përgjithshëm
  • Finacieri
Pranë shoqatës janë punësuar edhe specialistë me kohë të pjesshme, të cilët zgjerojnë dhe lehtësojnë punën e përditëshme të stafit ekzekutiv. Stafi Ekzekutiv i shoqatës përbëhet nga:
  • Drejtori Ekzekutiv
  • Financieri
  • Juristi
  • Specialisti për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e projekteve
  • Specialisti për marrëdhëniet me jashtë
  • Asistenti

Njoftime